Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare në Egjipt pas 10 vitesh

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare në Egjipt pas 10 vitesh

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi ka pritur homologun e tij kinez Xi Jinping në Kajro, në vizitën e parë të liderit kinez në Egjipt pas rreth një dekade. Takimi zhvillohet në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, teksa përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po ndikon në marrëdhëniet dhe aleancat në rajon. Xi Jinping është pritur me ceremoni zyrtare dhe nderime ushtarake në pallatin presidencial në Kajro, përfshirë një përshëndetje me 21 të shtëna topash. Vizita vjen në një periudhë kur Uashingtoni ka rritur presionin ndaj vendeve dhe kompanive që kanë lidhje ekonomike me Teheranin. Kina është një prej partnerëve kryesorë të Iranit dhe një blerëse e rëndësishme e naftës iraniane, ndërsa Egjipti ka marrëdhënie të ngushta historike dhe ushtarake me Shtetet...