Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Xhordano Bruno: Vdekja e një filozofi në turrën e druve
Romë, viti 1600. Në sheshin “Campo dei Fiori” pritet ekzekutimi i një të dënuari. Ai është një personazh i njohur, një heretik që me oratorinë e tij kishte pësuar 3 shkishërime, nga Katolicizmi në Luteranizëm, duke kaluar përmes Kalvinizmit. Ai guxoi ta kundërshtojë filozofinë aristoteliane, që ishte aq shumë në modë në mendimin perëndimor, dhe të vinte në dyshim konceptin e Zotin, famullitarët e të cilit ishin duke u përgatitur tashmë që ta digjnin në turrën e druve. Për vite me radhë, Xhordano Bruno brodhi nëpër Evropë duke shpallur diçka profane përmes gojës së tij. Dhe mëngjesin e 17 shkurtit, ai është atje përballë turmës me një gojëz që i bllokon gjuhën, në mënyrë që të mos shprehë dot fjalët e tij profane. Xhandarët e zhveshin, e tërheqin zvarrë mbi shtyllë dhe e lidhin. Turma brohoret në delir. Ajo e do atë shfaqje po aq sa Kisha kërkon vdekjen e heretikut. Turrës së druve i vihet zjarri, dhe flakët e mbështjellin shumë shpejt trupin e Brunos, duke i dhënë fund ekzistencës së tij tokësore. E gjithë filozofia e Xhordano Brunos bazohet në dashurinë për njohjen e natyrës, e cila për filozofin nuk...