Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahin punonjësin e Bashkisë Bulqizë, përfundojnë në SPAK

Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahin punonjësin e Bashkisë Bulqizë, përfundojnë në SPAK

Policia e Dibrës ka referuar në SPAK materialet në ngarkim të deputetit të PD Xhelal Mziu dhe nipit të tij 36-vjeçar, E. M., pasi akuzohen se kanë goditur me grushte një qytetar pas një takimi elektoral në fshatin Ostren. Sipas hetimeve, dyshohet se rreth orës 13:00 të datës 24 prill 2025, Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë goditur me grushte shtetasin 33 vjeçarin Kalosh Murra, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, pas përfundimit të një aktiviteti elektoral të Partisë Demokratike. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK,...
Burimi: Javanews.al