Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Xhamitë në Shqipëri dhe Ballkan, si instrumente të politikës turke
Me ndërtimin e xhamive Turqia synon të sigurojë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe të përhapë islamin konservator. Këto ndërtesa fetare janë edhe pjesë të agjendës gjeopolitike të Erdoganit. Nga Claudia Mende Xhamia e Namazgjasë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, me minaret e saj 50 metra të larta dhe hapësirë për afërsisht rreth 8,000 besimtarë, është një nga vendet më mbresëlënëse të adhurimit islamik në Ballkanin Perëndimor. Ajo u financua, ndër të tjera, me rreth 30 milionë euro nga autoriteti fetar turk, Diyanet. Modeli i saj arkitektonik është Xhamia Blu në Stamboll. Në tetor 2024 presidenti turk Erdogan vizitoi...