Burimi:
Sarandanews.com

Xhamia e Gjin Aleksit, në hartën e guidave turistike
👁4465
Nga Thoma Nika Në kilometrin 15 të largësisë midis Sarandës dhe Delvinës, rruga kthen për në fshatin Rusan, ku gjendet Xhamia e Gjin Aleksit. Rrallë ndodh që një fshat të bëhet i njohur, për shkak të famës që ka një objekt kulti fetar. Kjo ka ndodhur me Rusanin, që ka në pjesën hyrëse të tij këtë xhami kaq unike. Për historianin dhe studiuesin Halil Shabani dy janë të veçantat e këtij objekti: arkitektura dhe historia e rrallë e pleksjes së tre besimeve, çka e bën atë një kompleks islamik. Historia e ndërtimit dhe e emërtimit të kësaj xhamie, me emrin...