Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Xhama të thyer dhe dy fishekë…”, sherr në zyrën elektorale të Tom Doshit, reagon Policia e Tiranës
👁7782
Policia ka reaguar për sherrin e ndodhur mes disa personave te zyra e Partisë Social Demokrate në zonën e Ali Demit në Tiranë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak. Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar, dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral. Personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes....