WSJ: Piloti i Air India ndërpreu furnizimin me karburant të motorëve, po hetohet nëse ai vuante nga depresioni

WSJ: Piloti i Air India ndërpreu furnizimin me karburant të motorëve, po hetohet nëse ai vuante nga depresioni

Një bisedë e regjistruar midis dy pilotëve të Boeing 787 të Air India që u rrëzua në Ahmedabad të Indisë muajin e kaluar tregon se ishte piloti më me përvojë, kapiteni, ai që ndërpreu karburantin në motorë, raportoi të mërkurën Wall Street Journal. Më 12 qershor, 260 persona humbën jetën pasi avioni i Air India u rrëzua pak minuta pas ngritjes. Sipas raportit paraprak, bashkëpiloti i avionit e pyeti kapitenin me përvojë pse i kishte kthyer çelësat që rregullonin fuqinë e të dy motorëve në pozicionin “ndërprerës”, disa sekonda pasi avioni u ngrit nga pista. Bashkëpiloti ishte Clive Counder, 32 vjeç, me 3,403 orë përvojë fluturimi, ndërsa kapiteni ishte...
Burimi: Vizionplus.tv