Woltemade humb durimin, i jep një ultimatum Bayern-it

Woltemade humb durimin, i jep një ultimatum Bayern-it

Sulmuesi i Stuttgart-it, Nick Woltemade, dëshiron sqarime mbi transferimin e tij të mundshëm te Bayern Munich dhe u ka dhënë kampionëve të Bundesliga-s një afat kohor. Sipas Sport.de, Woltemade i ka vendosur një afat të qartë Bayernit për të bërë një lëvizje. Sulmuesi 23-vjeçar dhe përfaqësuesit e tij po shtyjnë fort për një lëvizje në Mynih dhe duan sqarime mbi të ardhmen e tij deri në fund të javës. Nëse gjigantët e Bundesliga-s nuk veprojnë, Woltemade është i përgatitur të qëndrojë te Stuttgart-i dhe të rivlerësojë opsionet e tij verën e ardhshme. Kampionët gjermanë janë të interesuar, por kanë hasur në vështirësi në negociata. Stuttgarti refuzoi ofertën e tyre më të fundit prej 50 milionë eurosh plus 5 milionë euro në bonuse. Drejtuesit e Stutgart...