Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Witkoff takohet me Putinin, teksa Trump thotë se Krimeja “do të mbetet me Rusinë”
👁7811
Bisedimet mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, ishin “produktive” dhe afruan qëndrimet e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara sa i përket Ukrainës dhe çështjeve të tjera, tha një këshilltar i Kremlinit, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, tha në një intervistë se “Krimeja do të mbetet me Rusinë”. Ende nuk ka një deklaratë nga Witkoff apo zyrtarë të tjerë amerikanë lidhur me rezultatin e bisedimeve të 25 prillit në Moskë, që sipas këshilltarit të Putinit, Yuri Ushakov, zgjatën mbi tri orë. Takimi në Moskë vjen në kohën kur administrata e Trumpit po bën...