Witkoff dhe Kushner shkojnë në Gjermani për bisedimet për Ukrainën, ndërsa Trump takohet me Putin dhe Xi në Kinë
Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të marrin pjesë të enjten në bisedimet për Ukrainën në Gjermani, sipas një zyrtari të qeverisë gjermane. Lajmi vjen në të njëjtën ditë kur presidenti amerikan Donald Trump takohet në Kinë me homologët e tij rus dhe kinez, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, në Shenzhen. Trump kishte thënë më herët këtë javë se treshja do të diskutonte për Ukrainën. Kievi bëri të mërkurën një apel që të mos merren vendime për Ukrainën pa pjesëmarrjen e saj, përpara takimit të Trump me Putin dhe Xi-në në Shenzhen, sipas Euronews Albania, e cila raportoi për këtë zhvillim. Sipas të njëjtit burim, zyrtari gjerman konfirmoi se të dërguarit amerikanë do të bashkohen në një takim të...
Burimi:
kohajone.com