William Ernest Henley, poeti që sfidoi fatin dhe i mësoi botës të ecë përpara
William Ernest Henley (1849–1903) ishte një poet anglez që, megjithëse sot nuk është ndër emrat më të lexuar të letërsisë, la pas vargje që vazhdojnë të frymëzojnë miliona njerëz. Më e njohura prej tyre është padyshim “Invictus”, poema e shkruar në vitin 1875, e cila u bë veçanërisht e njohur edhe për lidhjen e saj me Nelson Mandelën. “Invictus” është një himn i qëndresës përballë fatit. Në qendër të saj qëndron ideja se, pavarësisht vështirësive, njeriu duhet të ruajë vullnetin dhe dinjitetin e tij. Henley shkroi për vuajtjen sepse e kishte përjetuar vetë. I lindur në vitin 1849 në Gloucester, ai u diagnostikua që në moshën 12-vjeçare me tuberkuloz të kockave. Sëmundja përparoi dhe, para se të mbushte 20 vjeç, atij iu desh t’i amputohej...
Burimi:
kultplus.com