Wikipedia nis fushatat për dokumentimin e monumenteve kulturore dhe trashëgimisë arbëreshe
Wikimedianët e Gjuhës Shqipe kanë nisur më 1 shtator dy iniciativa të rëndësishme për dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore: “Wiki Loves Monuments” dhe “Wiki Loves Arbëreshë”. “Wiki Loves Monuments”, një prej konkurseve më të mëdha fotografike në botë, zhvillohet edhe këtë vit në Shqipëri dhe Kosovë, nga 1 deri më 30 shtator. Pjesëmarrësit ftohen të fotografojnë monumente të mbrojtura të trashëgimisë kulturore, ndërsa këtë vit vëmendje e veçantë i kushtohet fortifikimeve, si kështjellat, kalatë, fortesat, kullat dhe muret mbrojtëse. Fotografitë më të mira nga të dyja vendet do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në fazën ndërkombëtare të konkursit. Fituesit e garave kombëtare do të shpërblehen me çmime deri në 300 euro. Paralelisht, nga 1 shtatori deri më 15 tetor 2026, zhvillohet edhe “Wiki Loves...
Burimi:
kultplus.com