Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas në hotele, aeroporte, restorante dhe vende të tjera publike është një zgjidhje praktike për të kursyer internetin celular gjatë udhëtimeve. Megjithatë sipas oggi.it, lidhja me rrjete të tilla mund të sjellë rreziqe për sigurinë e të dhënave personale, duke i ekspozuar përdoruesit ndaj vjedhjes së fjalëkalimeve, mashtrimeve online dhe hyrjes së paautorizuar në llogaritë e tyre. Rreziku lidhet me faktin se këto rrjete përdoren nga shumë persona njëkohësisht dhe jo gjithmonë kanë mbrojtjen e duhur. Për këtë arsye, ekspertët e sigurisë kibernetike këshillojnë të tregoni kujdes gjatë përdorimit të Wi-Fi publik dhe të shmangni disa gabime të zakonshme. 1. Mos kryeni veprime bankare përmes Wi-Fi publik Shmangni hyrjen në llogarinë bankare, kryerjen e transfertave apo ndryshimin e fjalëkalimeve kur jeni të lidhur me...