Whitman: Ne të dy- sa kohë që u gënjyem…

Whitman: Ne të dy- sa kohë që u gënjyem…

Poezi nga Walt Whitman Ne të dy – sa kohë që u gënjyem!Tani, në trup të ndryshuar shpëtojmë shpejt, si shpëtonNatyra;Jemi natyra – shumë kohë qemë larg saj, po tani kthehemi,Bëhemi bimë, fije, fletë, rrënjë, lëvozhgë;Mbështillemi në truall – jemi gurë;Jemi lisa – rritemi krah për krah drejt hapësirës.Gjërmojmë – jemi çift kopesh t’egra, zot më vete si kushdo,Jemi dy peshq që notojmë tok në det;Jemi siç janë gonxhet – përhapim aromë nëpër lëndina, nëmëngjes e mbrëmave;Jemi dhe pëgër’ bagëtish e drush e mineralesh;Jemi dy zogj grabitës – fluturojmë sipër dhe vështrojmë poshtë,Jemi dy diej – ne vetë e mbajmë peshën, pezull, si top, si ylljemi si dy kometa;Ecim në pyll me kthetra a putra – dhe biem pre;Jemi dy re, para dreke e pas...