No Image Available

ALEX SOROS DHE 15 DEPUTETE E KANE BRAKTISUR, PALOKA ESHTE I BINDUR: RAMA KA MBETUR VETEM

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar zhvillimet dhe përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama po përballet jo vetëm me pakënaqësi në radhët e partisë së tij, por edhe me një dobësim të mbështetjes ndërkombëtare që, sipas tij, e ka shoqëruar ndër vite. Paloka pretendon se brenda grupit parlamentar socialist ekziston një grup prej 10 deri në 15 deputetësh që nuk janë më nën kontrollin e kryeministrit dhe që mund të përbëjnë një problem për të në kushtet e përplasjeve të brendshme. Sipas deputetit demokrat, një pjesë e deputetëve socialistë janë të lidhur politikisht dhe personalisht me Ramën përmes aferave dhe interesave që ai pretendon se janë krijuar gjatë viteve të pushtetit. “Është e vërtetë që në PS,...