Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Wednesday” rikthehet sot me sezonin e dytë: Më e errët dhe më enigmatike se kurrë
Pas suksesit të jashtëzakonshëm global, seriali “Wednesday” rikthehet sot, më 6 gusht, me pjesën e parë të sezonit të dytë në platformën Netflix. Me një atmosferë edhe më të errët, sezoni i ri sjell një kapitull të ri në jetën e Wednesday Addams, ndërsa misteret e Nevermore Academy thellohen edhe më tej. Ky sezon premton zbulime të forta, sekrete të pazbuluara dhe zhvillime që do të trondisin jo vetëm shkollën, por edhe botën e saj të errët. Jenna Ortega, e cila u bë ikonë me rolin e saj, rikthehet jo vetëm si protagoniste, por edhe si producente ekzekutive, duke shtuar më shumë thellësi dhe intensitet në rrëfim. Pjesa e dytë e sezonit pritet të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdim të ngjarjeve që...