Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vuloset rezultati për zgjedhjet e 11 majit në 4 qarqe të tjera, Celibashi shpërndan mandatet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër. Vendimi erdhi pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimin e PD-së për këto qarqe dhe konsiderohet i ezauruar në çdo hallkë ankimimi për rezultatin. Sipas kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpërndahen mandatet për çdo deputet të zgjedhur nga 4 qarqet. Deklarata e Celibashit: Shpërndarja e mandateve për qarkun Berat është si vijon: PS 5 mandate, PD-ASHM 2 mandate. Për qarkun Dibër shpërndarja e mandateve: PS 3 mandate, PD-ASHM 2 mandate. Qarku Shkodër, PD-ASHM ka marrë 5 mandate, PS 4 mandate, Partia Socialdemokrate 2 mandate. Për...