Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Një vajzë e re, vullnetare që gjatë ditës ka ndihmuar të lënduarit e protestës në Tiranë, është rrëzuar në tokë pasi dyshohet se është asfiksuar nga gazi lotsjellës i hedhur në masë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë të renë të shtrirë në tokë, ndërsa disa studentë të Mjekësisë i kanë ardhur në ndihmë, duke i ofruar ndihmën e parë. Studentët e Mjekësisë kanë ngritur vullnetarisht një stacion të ndihmës së parë në zonën e Parkut Rinia, ku po u vijnë në ndihmë personave që pësojnë lëndime apo probleme shëndetësore gjatë protestës. Për rastin ka reaguar edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila shkruan: “Dhuna disproporcionale e policisë dhe gazi që ka mbytur protestuesen!”