Vuçiçit nuk do t’i pëlqejë kjo: Trump i shkruan Osmanit

Vuçiçit nuk do t’i pëlqejë kjo: Trump i shkruan Osmanit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori një letër nga presidenti amerikan Donald Trump, ku ai e falënderonte për angazhimin dhe miqësinë e saj ndaj SHBA-së, udhëheqjen e saj të guximshme dhe shprehte dëshirën e tij për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë. Në letër, Trump shkruan se “vendimi i Kosovës për të pranuar qytetarë nga vende të tjera tregon një gatishmëri të fortë për të bashkëpunuar me SHBA-në, duke theksuar se udhëheqja në këtë çështje pasqyron forcën dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës”, siç është publikuar në faqen e Facebook-ut të Presidentit të Kosovës. “Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respekt të ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të...