Vuçiçit i ndalohet fluturimi drejt Moskës, media serbe: Lituania dhe Letonia mbyllin hapësirën ajrore

Vuçiçit i ndalohet fluturimi drejt Moskës, media serbe: Lituania dhe Letonia mbyllin hapësirën ajrore

Lituania dhe Letonia ia kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sipas medias serbe “Novosati”. Vuçiç planifikonte të udhëtonte për në Moskë, edhe pse Rusia që nga viti 2022 po synon pushtimin e Ukrainës dhe për këtë arsye është nën sanksione perëndimore. Sipas medias serbe autoritetet lituaneze këtë vendim e kanë cilësuar “me ndjeshmëri politike për shkak të qëllimit të fluturimit”. Yuri Ushakov, ndihmësi i udhëheqësit rus, tha sot se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç më 9 maj.
Burimi: Syri.net