Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vuçiç udhëton për në Kinë në shtator, pse presidenti serb po lufton të rregullojë imazhin para liderëve botërorë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi një udhëtim në Kinë dhe një takim me Presidentin Xi Jinping në shtator. Megjithatë, ekziston mundësia e një takimi me presidentët e Rusisë, Vladimir Putin, dhe SHBA-së, Donald Trump. “Nga 1 deri më 6 shtator, do të jem në Kinë për pesë ditë. Ndoshta edhe Putini do të jetë atje, kështu që ndoshta do ta takoj edhe unë. Kam dëgjuar se ndoshta do të vijë edhe Trumpi. Nuk jam i sigurt. Zoti e di si do të shkojë. Por më njoftuan se do të ketë një darkë të veçantë më 5 shtator”, tha Vuçiç të dielën para përkujtimit të aksionit ushtarak Stuhia. Vuçiç saktësoi se më 3 shtator, Presidenti i Kinës po organizon një darkë, por se atij iu...