Vuçiç shteteve që nuk njohin Kosovën: Ju kanë bërë presion, sytë katër me fuqitë e mëdha

Vuçiç shteteve që nuk njohin Kosovën: Ju kanë bërë presion, sytë katër me fuqitë e mëdha

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka përdorur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të përsëritur qëndrimin e Beogradit ndaj Kosovës. Vuçiç falënderoi 107 shtetet që, sipas tij, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pretendoi se disa prej tyre kanë qenë nën presion për të ndryshuar qëndrim. “Dua të falënderoj individualisht secilin nga 107 shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur njëanshëm nga e ashtuquajtura Kosovë. E dimë se shumë prej jush keni qenë subjekt i presionit. Faleminderit që keni qenë konsistente”, deklaroi Vuçiç. Në fjalimin e tij, presidenti serb sulmoi edhe ndërhyrjen e NATO-s në Serbi në vitin 1999. Sipas Vuçiçit, bombardimet e NATO-s dhe zhvillimet e asaj periudhe kanë lënë pasoja të thella në...