Vuçiç, replikë me BE-në nga Moska

Vuçiç, replikë me BE-në nga Moska

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ishte krenar për pjesëmarrjen në paradën ushtarake në Moskë për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, e cila festohet nga Rusia si Dita e Fitores, më 9 maj. Vuçiç mbërriti në kryeqytetin rus nëpërmjet Bullgarisë, Turqisë dhe Azerbajxhanit, pasi Lituania dhe Letonia refuzuan t’i jepnin leje fluturimi aeroplanit që mbante presidentin serb. Udhëtimi i Vuçiçit në Moskë ishte “aventuresk” pasi, siç raportuan mediat serbe, avioni qeveritar serb mbeti i bllokuar për shumë orë në aeroportin e kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku, për shkak të “luftimeve aktive” në hapësirën ajrore...
Burimi: Tesheshi.com