Vuçiç ‘ra’! Televizioni serb kërkon falje: Raportuam pa kritikë ndaj pushtetit, u mbyllën sytë para problemeve

Vuçiç ‘ra’! Televizioni serb kërkon falje: Raportuam pa kritikë ndaj pushtetit, u mbyllën sytë para problemeve

SERBI-Pas humbjes së zgjedhjeve të ish-presidentit Aleksandër Vuçiç, u ka kërkuar falje publike shikuesve pasi nuk transmetoi një pjesë të konsiderueshme të pamjeve nga festimet e fitores së "Listës Studentore" pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Kërkimfalja u lexua gjatë edicionit informativ të transmetuar nga Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV), ku moderatori Goran Eror e hapi programin me pamjet e festimeve masive në rrugët e Novi Sadit dhe qyteteve të tjera të vendit, raporojnë mediat vendase. Eror tha se televizioni u kishte borxh shikuesve disa nga këto pamje, të cilat nuk ishin transmetuar gjatë natës së kaluar. Në deklaratën e lexuar në edicionin informativ thuhej se televizioni serb për vite me radhë kishte heshtur për çështje të caktuara, kishte raportuar në mënyrë të njëanshme dhe jokritike ndaj...