Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vuçiç pretendon se s’ka vonesa e as falsifikim për projektin e Kushnerit në Beograd
👁7739
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka mohuar se ka vonesë në planet e kompanisë së Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit. Goran Vasiq, drejtor i përkohshëm i këtij institucioni, u arrestua më 13 maj, nën dyshimet se kishte falsifikuar dokumentacionin mbi bazën e të cilit Qeveria e Serbisë ia hoqi statusin e mbrojtjes kulturore objektit të Shtabit të Përgjithshëm. Kur u pyet për këtë nga Bloomberg të premten në Tiranë, Vuçiç tha se “nuk ka pasur...