Vuçiç kthehet “duarbosh” nga Moska, analistët “kryqëzojnë” presidentin, ja pse nuk u arrit një marrëveshje për gazin

Vuçiç kthehet “duarbosh” nga Moska, analistët “kryqëzojnë” presidentin, ja pse nuk u arrit një marrëveshje për gazin

Marsela SHYTIA Vizita e fundit e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Moskë, për të marrë pjesë në paradën e 9 majit dhe për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, u promovua nga mediat zyrtare si një dëshmi e marrëdhënieve të ngushta midis dy vendeve. Megjithatë, përtej lavdërimeve të zakonshme nga pala ruse, realiteti politik dhe diplomatik që pasoi nuk ishte aspak i favorshëm për Vuçiçin. Asnjë marrëveshje konkrete për gazin nuk u arrit, pavarësisht varësisë së madhe të Serbisë nga furnizimi rus me energji. Më tej, vizita e tij në një shtet të izoluar ndërkombëtarisht për shkak të agresionit...
Burimi: Sot.com.al