Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti të dielën, më 27 shtator, pasi të kthehet nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Duke folur për gazetarët në Nju Jork, Vuçiç tha se do t’i drejtohet popullit të dielën rreth orës 20:00, për të shpjeguar arsyet e vendimit të tij. Ai kishte paralajmëruar më herët se do të largohej nga presidenca pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara. “Do të jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje. Mendoj se do të jetë rreth orës tetë. Do t’ju informoj dhe do të dëgjoni shpjegimin tim dhe gjithçka tjetër”, deklaroi Vuçiç, sipas transmetuesit publik serb RTS. Pas dorëheqjes, Vuçiç ka thënë...