Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“‘Vuajtjet e civilëve kanë arritur kulmin’, 26 vende bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Një grup i gjerë vendesh nga e gjithë bota, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë, Japoninë dhe më shumë se 20 shtete të tjera, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët që bën thirrje për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Gaza. Në një mesazh të qartë dhe të ashpër, ministrat e jashtëm të këtyre vendeve theksojnë urgjencën për të ndalur gjakderdhjen dhe vuajtjet e civilëve, duke dënuar kufizimin e ndihmës humanitare nga ana e Izraelit dhe duke kërkuar lirimin pa kushte të pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Deklarata përfaqëson një qëndrim të përbashkët ndërkombëtar që shtyn për një...