Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës
Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Policia shprehet se shtetasi F. Ll wshtë gjetur nw rruge pa shenja jete. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Njoftimi i Policisë Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.