Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vritet me armë 65-vjeçari në Vaun e Dejës
Një 65 vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotmë ne fshatin Paçram në Vaun e Dejës. Bëhet me dije se Frrok Lleshaj 65-vjeç ëhstë vrarë me armë zjarri.Lexo edhe :Related Posts Njoftimi: Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.