Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vriten 40 palestinezë në Gaza teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim
Të paktën 40 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, thanë zyrtarë spitalorë, të mërkurën, teksa ndërmjetësit ndërkombëtarë po nxitojnë për të hartuar një marrëveshje armëpushimi. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim të dytë brenda dy ditësh me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në mbrëmjen e së martës. Trump është duke iu dhënë shtytje përpjekjeve për një armëpushim që mund të çojë drejt një fundi të luftës 21-muajshe në Gazë. Izraeli dhe grupi palestinez Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, po...