Vriten 2 persona në Gjermani, zhvillohet operacion i madh policor për kapjen e autorëve

Vriten 2 persona në Gjermani, zhvillohet operacion i madh policor për kapjen e autorëve

Një operacion i madh policor po zhvillohet në Gjermani për gjetjen e një apo më shumë sulmuesve të armatosur që vranë dy persona një ditë më parë, njoftoi policia. Trupat e dy viktimave, që të dy të vrarë me armë zjarri, u gjetën para një adrese banimi në Bad Nauheim, qytezë në veri të Frankfurtit të shtunën pasdite, tha policia gjermane. “Një forcë e madhe policore është dislokuar”, ku përfshihen edhe policë të pauniformuar, degë të forcave speciale, të cilët po mbështeten nga helikopterë, për gjetjen e sulmuesit apo sulmuesve. “Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk ka rrezik për...
Burimi: Javanews.al