“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

Ky artikull është përshtatur në shqip nga “Corriere della Sera”. Në qendër të tij është takimi i të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner me Vladimir Putin dhe mënyra se si Moska e interpreton këtë vizitë. Sipas analizës, Rusia nuk e sheh më veten si palë që duhet të nxitojë drejt një marrëveshjeje për Ukrainën. Përkundrazi, Kremlini beson se koha po punon në favor të tij dhe se tani janë SHBA-të dhe Perëndimi ata që kanë më shumë nevojë për një marrëveshje. “Vrima në petull” Kur dy televizionet kryesore shtetërore ruse flasin për një “vrimë në petull”, shprehje që i ngjan “bëri një vrimë në ujë” në shqip, duket se nuk ka shumë për të shtuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për ironinë e zakonshme ndaj dy...