Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrau vëllanë dhe kunatën, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin, pasi vrau vëllanë dhe kunatën. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në përfundim të hetimeve, kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprës penale ’Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’. Prokuroria provoi se autori me datë 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dorë një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti. I pyetur për ngjarjen, ai është shprehur se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të...