Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vrau vëllain dhe kunatën pas konflikteve të përsëritura, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllain e tij, Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti, pas konflikteve të përsëritura. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në përfundim të hetimeve, kërkon dënimin me burgim të përjetshëm, të shtetasit A.M. për kryerjen e veprës penale ’Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal për vrasjen e vëllait të tij shtetasit D.M. dhe kunatës N.M. Në përfundim të hetimeve për çështjen penale nr.6027 të vitit 2022, u provua se shtetasi A.M., me 31.08.2022 ka...