Vrau policin në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Vrau policin në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Azgan Mërnica, i akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024 në Fier, ku sipas hetimeve, konflikti nisi pas një manovre të rrezikshme që i pandehuri Mërnica kreu me automjetin e tij. Efektivi Cenalia, i cili ndodhej në automjetin e tij privat dhe ishte nisur për në detyrë, i tërhoqi vëmendjen Mërnicës për mënyrën e gabuar të drejtimit. Kjo ndërhyrje dyshohet se solli irritimin e Mërnicës, i cili zbriti nga...
Burimi: Gijotina.com