Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrau një 10-vjeçar japonez, ekzekutohet në Kinë autori i krimit makabër
👁5280
Kina ka ekzekutuar Zhong Changchun, burrin që shtatorin e kaluar sulmoi me thikë një djalë 10-vjeçar japonez në Shenzhen. Viktima ishte nxënës në një shkollë japoneze dhe sulmi tronditi opinionin publik në të dy vendet, duke ngjallur frikë për rritje të ndjenjave ksenofobike dhe duke ndezur tensione diplomatike. Ambasada japoneze në Kinë konfirmoi për BBC se është informuar nga autoritetet kineze mbi ekzekutimin e Zhong, i cili u dënua me vdekje në janar. Në një deklaratë, ambasada theksoi se vrasja e një fëmije të pafajshëm është “krim i pafalshëm” dhe kërkoi nga autoritetet kineze që të rrisin masat e sigurisë...