Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

Një shqiptar i dënuar për vrasje, i cili arriti t’i shpëtonte drejtësisë për 27 vite duke jetuar në Britaninë e Madhe me identitet të rremë, mund të qëndrojë në këtë shtet edhe pas përfundimit të dënimit që po vuan aktualisht. Shqipëria ka tërhequr kërkesën për ekstradimin e tij, me argumentin se ka kaluar shumë kohë nga kryerja e krimit. Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Sabri Sopoti, i cili në dhjetor të vitit 1999 qëlloi për vdekje një person me një automatik të tipit Scorpion në një lokal në veri të Shqipërisë. Pas ngjarjes, e cila dyshohet se kishte si motiv një konflikt familjar, ai u largua nga vendi dhe shkoi në Mbretërinë e Bashkuar. Atje, Sopoti u paraqit si refugjat nga Kosova, duke përdorur identitetin e...