Alarmi/ Abuzimet seksuale me të mitur, Policia evidentoi 19 raste në 11 muaj! Të paktën 20 persona të dyshuar, 15 në pranga
13-vjeçarja nga Shkodra, e cila u gjet në kryeqytet e abuzuar seksualisht, pas gati 2 javësh pasi familja kishte denoncuar largimin e saj nga banesa, është rasti i 19-të i kësaj natyre i evidentuar nga Policia e Shtetit gjatë 11 muajve të këtij viti. Sipas statistikave të policisë, për këtë periudhë janë regjistruar 19 raste të marrëdhënieve seksuale me të mitura, me 20 autorë të identifikuar, 15 prej të cilëve janë arrestuar ose ndaluar, dy ndiqen në gjendje të lirë dhe tre janë shpallur në kërkim. Hetimet për këto raste synojnë të dokumentojnë jo vetëm abuzimin seksual, por edhe mënyrën se si të miturit përfshihen në këto situata, kontaktet me personat e dyshuar dhe nëse marrëdhëniet janë shoqëruar me përfitime financiare. Në disa prej episodeve,...
Burimi:
javanews.al