Vrau efektivin e “Shqiponjave” që i tha “pse s’mban korsinë tënde”, burg përjetë Azgan Mërnicës

Vrau efektivin e “Shqiponjave” që i tha “pse s’mban korsinë tënde”, burg përjetë Azgan Mërnicës

Gjykata e Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier ka dhënë vendimin e saj për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, N.C. Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale: Vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz të Bashkisë Fier. Sipas dosjes hetimore, gjithçka nisi si një konflikt banal. Azgan Mërnica po drejtonte automjetin...