Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vrau efektivin e policisë,prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
Prokuroria e Fierit ka kërkuar këtë të enjte burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën. 24-vjeçari akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia, ngjarje e ndodhur më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz të Fierit. Ndaj autorit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Njoftimi i Prokurorisë: Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon...