Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrau bashkëshorten në një hotel në Shkodër dhe tentoi të vetëvritej, zbardhet identiteti i turistit amerikan (Emri)
👁8892
Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Shkodër është identifikuar si 57-vjeçari amerikan Brandon Saporito. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë bashkëshortja e tij, rreth 53-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje. Sipas informacioneve paraprake, çifti i turistëve ishin akomoduar në një hotel. Gjithashtu bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në ‘Gjuhadol’ në afërsi të Pedonales. Momentalisht raportohet se forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.