Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Dashamir Spaho, ka deklaruar se hetimet për dy vrasjet e rënda të ndodhura së fundmi në Dukagjin, atë të Lekë dhe Prel Gjonit, babë e bir, si dhe vrasjen e Aleksandër Koçekut, po vijojnë intensivisht. Gjatë një deklarate për mediat, Spaho bëri të ditur se janë kryer veprime hetimore si në vendngjarje, ashtu edhe pas ngjarjeve, ndërsa shtoi se policia është në pistën e duhur për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës. I pyetur për ecurinë e hetimeve dhe mundësinë që dy vrasjet të kenë lidhje me njëra-tjetrën, duke pasur parasysh afërsinë kohore dhe ngjashmëritë e pretenduara në mënyrën e ekzekutimit dhe largimit të autorëve, Spaho u shpreh se për momentin nuk mund...