Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasjet e mjekëve palestinezë në Gaza, zbardhet hetimi ushtarak izraelit: Dështim profesional!
👁4185
8 personelë të Gjysmëhënës së Kuqe, 6 punonjës të Mbrojtjes Civile dhe një punonjës i OKB-së, në total 15 njerëz, u vranë në të shtënat para agimit të 23 marsit nga trupat që kryenin operacione në Tel al-Sultan, një lagje e Rafahut në Gazën jugore. Një hetim i brendshëm ushtarak izraelit pranoi sot “dështime profesionale”, “mosbindje” dhe “keqkuptim” në sulmin që vrau 15 mjekë palestinezë në Rripin e Gazës në muajin mars. Ushtria njoftoi shkarkimin e afërt të një oficeri dhe “i vinte keq” për viktimat kolaterale. “Ishte një gabim, por ne nuk mendojmë se është një gabim që është...