Vrasje, trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit/ SPAK çon në gjyq 6 anëtarët e grupit kriminal – Mes tyre vëllai i deputetit socialist

Vrasje, trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit/ SPAK çon në gjyq 6 anëtarët e grupit kriminal – Mes tyre vëllai i deputetit socialist

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen në ngarkim të 6 personave, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi kriminal. Ky grup dyshohet për vepra të rënda, përfshirë atentatin e dështuar ndaj Durim Bami dhe Ervin Kodrës pesë vite më parë, si dhe vrasjet e Hamza Terziut dhe Shkëlzen Kastratit. Ndër të akuzuarit është edhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca. Ai akuzohet për një stan me drogë dhe trafikim të 243 kg kanabis në Lezhë. I akuzuar është gjithashtu edhe...