Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Vrasje, spiunazh, sabotime”/ Zbulohet raporti sekret i qeverisë britanike: Duhet të përgatitemi tani për një skenar lufte
Britania duhet të “përgatitet në mënyrë aktive” për një sulm “të drejtpërdrejtë” ndaj vendit në një “skenar lufte”, është konkluzioni i qeverisë mbi kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare. Në një vlerësim të ashpër, rishikimi kombëtar i sigurisë thotë se “për herë të parë pas shumë vitesh” është në rritje mundësia e një sulmi shtetëror në tokën britanike. Raporti shton se kundërshtarët e Britanisë tashmë “po vendosin themelet për një konflikt të ardhshëm” duke u pozicionuar për të “shkaktuar ndërprerje të mëdha në energjinë dhe/ose zinxhirët tanë të furnizimit”, për të “na penguar të përballemi me agresionin e tyre”. Në veçanti, raporti...