Vrasja që tronditi Pejën! 2 orë pas denoncimit për dhunë në familje, Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Pejë, ku Arlinda Zekaj u gjet e vdekur në banesën e saj. Sipas mediave kosovare, Zekaj u gjet e vrarë vetëm disa orë pasi kishte denoncuar dhunën në familje, ndërsa për krimin e rëndë është shpallur në kërkim Albert Sylaj, kunati i viktimës. Ndërkohë, mësohet se 3 ditë para krimit, viktima kishte kërkuar mbrojtje nga Prokuroria. Në një letër dërguar Prokuorisë, Zekaj kërkonte veprim nga institucionet. “Kërkoj urgjentisht marrjen e masave ndaj të gjithë zyrtarëve që kanë dështuar rëndë në përmbushjen e detyrave të tyre, duke bartur përgjegjësinë të njëri-tjetri, e kështu duke lejuar që pasojat dhe rreziku për jetën time të vazhdojnë. Kërkoj ekzekutimin e menjëhershëm të urdhrit gjyqësor dhe hapjen e hetimeve ndaj...
Burimi:
zeri.ai