Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja për hakmarrje e pronat në Has, Gjykata lë në arrest me burg Ylber Jakun, avokatja: S’ka besim te drejtësia…
Në Gjykatën e Kukësit u mbajt këtë të shtunë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu në motive hakmarrjeje. Gjyqtarja e masave pasi ka dëgjuar prokuroren e gatshme për aktet e dosjes dhe provat paraprake, si dhe avokatin e të dyshuarit, ka caktuar në fund të seancës masën e sigurisë “arrest me burg”. Avokatja përfaqësuese e të dyshuarit ka qenë e caktuar nga shteti, gjyqtare e masës Matilda Çela dhe prokurore Brisida Leka. Reagon avokatja Pas masës së sigurisë reagoi edhe avokatja Aurora Guska. Ajo tha se klienti Ylber Jaku nuk ka pranuar avokat dhe kërkon një përfaqësues nga ambasada angleze, pasi është shtetas anglez dhe ka gruan po shtetase angleze. Ajo shtoi...