Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023
Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ku me vendim nr.37, date 17.03.2006 të Gjykatës Shkodër u dënua me 25 vite burgim për “vrasje me dashje”. Lleshaj u lirua me 16 mars të vitit 2023. Policia thotë se pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme. Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave,...