Vrasja në Sarandë, ministri Demo mbledh krerët e Policive në qarqe! ‘Shkrin’ drejtuesit e Komisariatit dhe ngre Task-Forcë për hetimin

Vrasja në Sarandë, ministri Demo mbledh krerët e Policive në qarqe! ‘Shkrin’ drejtuesit e Komisariatit dhe ngre Task-Forcë për hetimin

Krimi ka vënë në lëvizje edhe autoritetet më të larta të vendit. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim urgjent me drejtuesit e policisë në qarqe, ku fokusi kryesor ka qenë ekzekutimi i Artan Murtajt ditën e djeshme në qendër të qytetit të Sarandës. Gjatë takimit me krerët e policisë, ministri Demo ka urdhëruar shkrirjen e plotë të zinxhirit drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë, për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme kriminale të regjistruara në atë zonë. Gjithashtu, kreu i Ministrisë së Brendshme vendosi krijimin e një Task Force të posaçme të përbërë nga 10 efektivë e hetues, të cilët do të stacionohen në Sarandë me detyrë të drejtpërdrejtë hetimin e krimeve dhe zbardhjen e ngjarjeve të fundit. Gjatë komunikimit me Kryedrejtoren e...